1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mes Babait dhe Bashkëshortit- kujt duhet ti bindet vajza mbas martesës?

Më të lexuarat

Një problem që haset pas aktit të martesës deri në ceremoninë e martesës është dhe fakti se kujt duhet t’i bindet vajza, babait apo bashkëshortit të saj. Në shumë raste vajza ndodhet mes dy zjarreve, mes urdhërave të babait i cili përpiqet t’i kufizojë daljet e saj, dhe të shoqit i cili tashmë e sheh atë si bashkëshorten e tij dhe kërkon të ushtrojë pushtetin që i garanton martesa. Vallë kujt duhet t’i bindet ajo, bashkëshortit apo babait të saj?
Përderisa vajza vazhdon të banojë në shtëpinë e të atit, ajo duhet të respektojë dhe t’i bindet vullnetit të tij. Unë të kërkoj ty o vëlla që sapo ke kryer aktin e martesës që të jesh i arsyeshëm me bashkëshorten tënde. Mos e detyro atë të marrë vendime të sikletshme dhe të vështira, sidomos në çështje që kanë të bëjnë me prindërit e saj. Veç kësaj, të kërkoj të sillesh me edukatë dhe mirësjellje. Nuk ka shumë kohë që ti i dhe dorën vjehrrit tënd dhe i premtove se do e respektosh vajzën e tij.

Xhelozia e prindërve.
Shumë të rinj nuk e dinë ose e injorojnë një fakt shumë të rëndësishëm në lidhjet e tyre me prindërit. Sidomos pak aktit të martesës, shumë prindër bëhen xhelozë dhe për këtë kanë një farë të drejte. Tashmë, djali i tyre i vetëm apo vajza, që janë rritur në prehërin e tyre, do të bashkohet me dikë tjetër dhe do të krijojnë një familje të re. Shumë nga këta prindër, sillen në mënyrë shumë të çuditshme gjatë kësaj periudhe. Ata mund të sillen ashpër me dhëndërin/nusen për shkak të xhelozisë.
Ajo që kërkohet nga çifti i ri, është që të përpiqen të përcjellin tek prindërit ndjenja që ata nuk janë ndarë prej tyre, ata janë përsëri ata që kanë qenë, i duan dhe i respektojnë. Djali duhet të përpiqet që prindërit e bashkëshortes së tij të mos ndihen të braktisur, të injoruar dhe të shpërfillur. Po ashtu, vajza duhet të përcjellë mesazhe tek vjehrri dhe vjehra e saj, mesazhe që konsistojnë në faktin se djali i tyre vazhdon të jetë ai që ka qenë dhe se ajo nuk po ua rrëmben. Ai do i dojë, respektojë dhe do u bindet siç bënte më parë.
Për këtë, unë i këshilloj të sapomartuarit që t’u bëjnë atyre dhurata, të interesohen, t’i respektojnë dhe duan, me qëllim që t’a zbusin këtë xhelozi.
Zënkat dhe konflitet mes fëmijëve dhe prindërve gjatë kësaj periudhe nuk janë të pakta.
Me këtë rast, unë dua t’ju drejtohem dhe prindërve. Mos ia lejoni vetes o prindër që xhelozia t’ju verbojë! Ti duhet të vazhdosh të jesh babai shok dhe nëna shoqe e fëmijëve tuaj.

Natyra e kësaj faze.
Tashmë ti o vëlla dhe o motër keni vënë kurorë dhe gjithçka që u ndalohej më parë u lejohet. Ti o vëlla ke të drejtë t’a shohësh bashkëshorten tënde pa hixhab dhe çdo gjë tjetër të lejohet. Por, unë i këshilloj të gjithë ata që sapo kanë vënë kurorë (nikah) t’a kenë parasysh traditën e shoqërisë ku jetojnë. Nëse tradita nuk e lejon që bashkëshorti të flerë me bashkëshorten e tij, edhe pse tashmë kanë vërë kurorë, është mirë të respektohet tradita. Edhe pse tashmë ajo është bashkëshortja jote, duhet të respektohet tradita e vendit dhe vullneti i prindërve të vajzës. Nëse traditat dhe zakonet nuk bien ndesh me dispozitat fetare, ato janë të konsiderueshme dhe duhet të respektohen.
Periudha që nga akti i martesës deri në ceremoninë e martesës është periudha më e bukur dhe romantike në jetën e një çifti të ri, pasi të dy bashkëshortët janë pa përgjegjësi dhe detyrime karshi njëri-tjetrit. Tashmë, ata janë të lirë të shëtisin vetëm, të bisedojnë etj… por është mirë të respektohet tradita dhe vullneti i prindërve të vajzës./Amer Halid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit