10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Merret vendimi për ngritjen e çmimeve për marrjen e patentë shoferit

Më të lexuarat

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka marrë vendim për shtrenjtimin e çmimeve për marrjen e patentë shoferit.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Fillojetë Konjuhi.

“Sot është marrë vendim për ngritjen e këtyre çmimeve. Ky vendim është masë përmirësuese e cilësisë që përfshin digjitalizimin. Ky proces është mjaft i kushtueshëm ndërsa tarifat e vjetra nuk i kanë mbuluar as shpenzimet për administrimin e këtyre shërbimeve”, ka thënë Konjuhi për Telegrafin.

Kështu, me vendimin e ri të Ministrisë së Infrastrukturës, çmimet do të jenë dyfish më të larta.

Megjithatë, zëdhënësja Konjuhi tha se tarifat në Kosovë vazhdojnë të jenë më të ulëta në rajon.

Sipas vendimit të ri, për kategorinë AM, A1,A2 dhe A pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro.

Kategoria B1 dhe B, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro – për dallim nga më parë kur ishte 10 euro.

Kategoria C1 dhe C, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 30 euro.

Kategoria D1 dhe D, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 30 euro.

Kategoritë BE, C1E, CE, D1, De, pjesa praktike do të kushtojë 20 euro.

Kategoritë M dhe L, pjesa teorike do të kushtojë 15 euro.

Për kategorinë T, pjesa teorike dhe praktike do të kushtojnë nga 20 euro. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit