9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Merkel shprehet kundër ndalimit të plotë të dërgimit të armëve në Turqi

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi të martën se është kundër ndalimit të plotë të dërgimit të armëve në Turqi…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi të martën se është kundër ndalimit të plotë të dërgimit të armëve në Turqi.

Në një intervistë për “NDR”, kanal televiziv me seli në Hamburg, Angela Merkel theksoi gjithashtu se nuk shikon ndonjë arsye për të bërë një paralajmërim më të fortë në lidhje me udhëtimet drejt Turqisë të qytetarëve gjermanë.

Kjo deklaratë e shefes së Berlinit zyrtar vjen pas atyre polemizuese të kryediplomatit gjerman gjatë fundjavës së kaluar.

“Realisht kemi detyrimin që t’i dërgojmë armë aleates tonë në NATO. Por ne kemi ndërprerë thuajse plotësisht dërgimin e armëve në Turqi”, ishte prononcuar ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit