10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Merkel: Për Gjermaninë shumë me rëndësi është që Turqia të jet e fuqishme ekonomikisht

Më të lexuarat

Merkel ka theksuar se është e rëndësishme për Gjermaninë që ekonomia e Turqisë të jetë e fuqishme

 

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angel Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve diplomatike, në bisedën telefonike dy liderët kanë këmbyer mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjeve rajonale me në krye Sirinë.

Në bisedë, në të cilën janë diskutuar zhvillimet aktuale, është përmendur edhe takimi që do të realizohet në Berlin në fund të shtatorit mes presidentit Erdoğan dhe kancelares Merkel.

Erdoğan dhe Merkel kanë rënë dakord për një takim mes ministrit turk të Thesarit dhe Financave Berat Albayrak dhe ministrit gjerman të Financave dhe Ekonomisë në ditët në vijim.

Po ashtu, Merkel ka theksuar se është e rëndësishme për Gjermaninë që ekonomia e Turqisë të jetë e fuqishme.

Liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit reciprok mes Turqisë dhe Gjermanisë përmes vizitave dhe kontakteve të nivelit të lartë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit