15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Merkel miraton projektligjin për dëbimin e mijëra azilkërkuesve

Më të lexuarat

Qeveria gjermane miratoi sot një projektligj që parashikon dëbimin e mijëra azilkërkuesve të refuzuar, ndërkohë që polemikat janë shtuar tashmë në vend përsa i përket dërgimit të tyre drejt Afganistanit.

Masat e qeverisë së Angela Merkelit, që pritet të miratohen në Parlament, janë bërë objekt i një marrëveshjeje paraprake parimore, dy javë më parë, mes shteteve rajonale, për zbatimin e dëbimeve dhe qeverisë federale.

Kancelarja gjithashtu kërkon të japë prova të vendosmërisë, ndërkohë që ajo mbetet shumë e kritikuar për hapjen e dyerve për më shumë se një milion migrantë në vitin 2015 dhe 2016.

Teksti parashikon përshpejtimin dhe lehtësimin e kthimit të azilkërkuesve të refuzuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit