13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Merkel kritikon Trump për ndalimin e muslimanëve: Unë besoj se nuk është islami shkak i terrorizmit

Më të lexuarat

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel nuk ndryshon qëndrim sa i përket politikave për emigrantët pavarësisht presionin në vend.

Ajo i ka kërkuar Evropës që të pranojë një numër më të madh refugjatësh, ndërsa theksoi se Islami, nuk është burim terrori.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kancelarja gjermane tha se Evropa kishte një obligim moral për të pranuar të larguarit nga Siria dhe Iraku.

“Unë besoj se nuk është islami shkak i terrorizmit, por një islam i keqpërdorur. Unë e kam thënë disa herë. Pres nga autoritetet fetare të islamit të flasin qartë mbi dallimet mes islamit paqësor dhe terrorizmit në emër të islamit. Ne nuk jemi myslimanë dhe nuk mund ta bëjmë këtë ashtu siç munden autoritetet myslimane”, tha kancelarja gjermane.

Merkel ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan për të ndaluar hyrjen në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit