3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

MERKEL KËRKON REFERENDUM NË GREQI PËR TË VENDOSUR NË ÇËSHTJEN E EUROZONËS

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka kërkuar që së bashku me zgjedhjet e parakohshme të vendosura të organizohen në 17 qershor në Greqi, të bëhet edhe një referendum ku populli grek të vendosë nëse do të qëndrojë në eurozonë apo jo.

Zëdhënësi i qeverisë së përkohshme që do ta drejtojë Greqinë deri në zgjedhje, Dhimitris Çiodhras, deklaroi se kjo kërkesë e propozuar nga Merkel në një bisedë telefonike me Presidentin e Greqisë Karullos Papulias, i është përcjellë edhe liderëve të partive politike me anë të Kryeministrit Panajotis Pikrammenos.

Media greke kishte njoftuar se Merkel duke e marrë në telefon Papuliasin, kishte kërkuar prej tij që pas zgjedhjeve të 17 qershorit të krijohej një qeveri funksionale.

Në lajm gjithashtu hidhej pretendimi se në bisedën telefonike u fol edhe për gjëra të tjera por ato u mbajtën të fshehta për median.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit