9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Merkel: Gjermania i përket edhe Islamit

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se edhe muslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë.

Merkel pas takimit me kryeministrin e Suedisë, Stefan Löfven mbajti një konferencë për media, në të cilën iu përgjigj edhe pyetjes së një gazetari lidhur me atë se çfarë mendonte për deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ndërtimit dhe Atdheut të Gjermanisë, Horst Seehofer se “Islami nuk i përket Gjermanisë”.

Ajo nuk mohoi gjurmët e krishterimit dhe judaizmit në të kaluarën e Gjermanisë, por pohoi se edhe Islami është shndërruar në një pjesë të shtetit, dhe kjo për shkak të 4 milionë muslimanëve që jetojnë në këtë vend.

Merkel vuri në dukje se nuk duhen reshtur përpjekjet për një jetesë të përbashkët dhe paqësore në mes të feve.

“Shtetin tonë në masë të madhe e ka formësuar krishterimi. Edhe judaizmi ka lënë gjurmë. Por, në ditët tona tanimë në Gjermani jetojnë 4 milionë muslimanë. Pra, edhe muslimanët i përkasin Gjermanisë si dhe feja e tyre Islami. Ne kërkojmë një Islam në bazë të kushtetutës dhe që i përshtatet kushtetutës. Edhe në të kaluarën e kam thënë këtë qartazi. Duhet të tregojmë çdo lloj të përpjekjes për tolerancë fetare ndërsa Konferenca Islame është mjet i rëndësishëm në këtë fushë”, theksoi Merkel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit