14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mërgim Mavraj, mbrojtësi perfekt i Këlnit në Gjermani

Më të lexuarat

Mërgim Mavraj mbetet një nga pikat më të forta të Këlnit në fazën mbrojtëse dhe këtë e konfirmojnë përvecse rezultatet e kësaj skuadre, edhe statistikat individuale të lojtarëve. Portali gjerman “Sportschau.de”, i specializuar në përpunimin e shifrave, ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar ka spikatur në ndërhyrjet e tij në javën e 11-të të Bundesligës, Borussia e Monchengladbahut-Këln 1-2.

Në tabelën ku listohen futbollistët që kanë fituar me shumë duele 30-vjeçari renditet i pari me 91.7% të ndërhyrjeve të sakta, ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësit më të afërt. Kjo statistikë sugjeron se futbollisti i kombëtares shqiptare praktikisht ka qenë perfekt në ndërhyrje.

I dyti vjen Bastian Oczipka i Eintrahtit të Frankfurtit me 85.7% të ndërhyrjeve të sakta, ndërsa më pas vjen Diekmeier i Hamburgut me 84.6%.

Plotësojnë tabelën e gjashtë më të mirëve Kimisch i Bajernit të Mynihut, Abraham i Eintrahtit të Frankfurtit dhe Vestergaard i Borussias së Moenchengladbahut.

Saktësia në ndërhyrje e Mavrajt konfirmohet edhe nga statistikat që ai ka me Kolnin në këtë sezon. Është aktivizuar titullar në të gjitha ndeshjet e Bundesligës dhe nuk është zëvendësuar në asnjë rast. Edhe më interesant është fakti që në 11 takime të kampionatit është ndëshkuar vetëm në një rast me karton të verdhë, pikërisht në humbjen 1-0 me Eintrahtin e Frankfurtit. Praktikisht një mbrojtës perfekt.

Mavraj përndryshe është edhe një besimtar musliman dhe këtë e tregon haptas, megjithëse mediat e kanë ofenduar rëndë shpeshherë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit