14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Mercedesi turpërohet prapë, zbulohet se 54 % e veturave harxhojnë më shumë sesa thonë

Më të lexuarat

Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes është turpëruar prapë, pasi zbulohet se ka një hendek të madh në mes harxhimit të karburantit në rrugë dhe rezultatit laboratorik për veturat e saja prej 54 për qind.

Mercedes A dhe E Class djegin 54 për qind karburant më shumë në rrugë, se sa që ata pohojnë kur i shesin, sipas raportit të “Transport and Environment’s Mind the Gap”.

Mercedes është prodhuesi më i keq i veturave në këtë pikëpamje, me C Cass që po ashtu harxhojnë 54 për qind karburant më shumë se sa pretendohet, krahasuar me Passat e Volkswagen, që harxhon 46 për qind më shumë, transmeton koha.

Drejtori i “Transport and Environment”, Greg Archer ka thënë: “Veturat që harxhojnë 50 për qind më shumë se sa pretendohet janë duke mashtruar konsumatorët e edhe rregullat e mjedisit”.

Audi është breni i dytë më i keq, pasi veturat e saja harxhojnë 49 për qind karburant më shumë se sa pretendohet.
Në përgjithësi, shumica e markave të veturave kanë në hendek prej më shumë se 40 për qind.

Peugeot rreth 45 për qind, Toyota rreth 43 për qind e Volkswagen rreth 40 për qind, e veturat e Fiat harxhojnë rreth 35 për qind më shumë karburant se sa pretendohet nga kompania.

Më poshtë janë po thuajse të gjitha brendet botërore të veturave, të treguara me për qind se sa harxhojnë veturat e tyre më shumë se sa ata pretendojnë.

20161222101511800 20161222101517606

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit