Mënyrat për të njohur një psikopat

0

Ata janë ekspertë në mashtrimin e të tjerëve me ëmbëlsinë e tyre. Por nëse i kushtoni vëmendje arritjeve të tyre, do të shihni se këta njerëz kurrë nuk investojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Jeta e tyre është një iluzion dhe ushqimi i tyre është vuajtja e njerëzve të tjerë. Ata gjithmonë kanë nevojë për të kontrolluar të tjerët, dhe ata vetë kanë autoritetin më të lartë. Ata kundërshtojnë reagimet dhe kritikat konstruktive, krijojnë rregullat që jetojnë duke mos u kushtuar vëmendje normave morale, transmeton KosovaPress.

Ata shpesh keqpërdorin simpatitë e njerëzve të mirë me qëllim të mashtrimit. Ata kërkojnë dhembshuri, ngrohtësi, falje dhe intimitet nga ata që kanë lënduar, pa ndjeshmëri ndaj viktimës për dhimbjen që kanë shkaktuar dhe pa qëllimin e vërtetë të përpjekjes për të riparuar atë që kanë bërë ose për të rifituar besimin e humbur.

Psikopatët nuk kanë ndërgjegje dhe nuk e dinë se çfarë është pendimi. Ata as nuk kanë për qëllim të përpiqen të luftojnë kundër cilësive të tyre negative – për më tepër, gëzojnë ato – nën maskën e karakterit fisnik.

Njerëzit e këtij tipi shtrembërojnë faktet, mashtrojnë, gënjejnë, i shmangen marrjes së përgjegjësisë, mohojnë realitetin, shpikin rrëfime, mbajnë informacionet për vete. Nëse ndokush ka këto veti, atëherë bëhet fjalë për një njeri psikopat.