20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mëngjes i shkëlqyer: Si të përgatisni palpeta amerikane?

Më të lexuarat

Amerikanët njihen për palpetat (pallaqinkat) e tyre të shijshme, të cilat përgatiten me shumë pak mund. Sot po e ndajmë me ju një recetë të lehtë për mënyrën e përgatitjes së palpetave amerikane. Servojuni të dashurve tuaj një mëngjes si ky!

Koha: 30 minuta.

Persona: Katër.

Përbërja:

3 vezë
205 g miell
150 ml jogurt
250 ml qumësht
2 lugë sheqer
1 lugë kripë
2 lugë pluhur pjekjeje
2 lugë gjalpë
Përgatitja

Përzieni vezët me sheqer, shtoni jogurt, qumësht, miell të përzier me pluhur pjekjeje dhe gjalpë. Bukur përziejini me mikser.

Hiqni masën me kutllaç dhe fërgojini si zakonisht, duke patur vëmendje që nëse nuk keni tigan të vogël ti bëni të përmasave më të vogla.

Palpetat mund ti servoni sipas dëshirës: shurup panjë, mjaltë, salcë të gatshme apo me eurokremë etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit