13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Meksikë – dhjetëra të burgosur arratisen nga burgu

Më të lexuarat

Mbi 30 të burgosur janë arratisur nga një burg në veri të Meksikës, në kufi me Shtetet e Bashkuara. Autoritetet thonë se të burgosurit janë larguar përmes një tuneli në burgun e Koahuilas.

Disa raporte thonë se bëhet fjalë për 100 të arratisur, por kjo shifër nuk ka qenë e mundur të konfirmohet.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara janë njoftuar për rastin, në mënyrë që të ndihmojnë në kapjen e të arratisurve, nëse ata kalojnë kufirin.

Në fund të vitit 2010, mbi 140 të burgosur janë arratisur nga burgu i qytetit kufitar Nuevo Laredo.

Meksika veriore është goditur rëndë nga dhuna, e cila kryesisht buron nga luftërat brutale në terren në mes të bandave të drogës. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit