7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mekë: Musabi gjashtë vjeçar, hafizi më i ri në botë

Më të lexuarat

Në kohën kur na kanë pushtuar lajmet negative për muslimanët, është e domosdoshme të përmendim edhe lajmet pozitive dhe tregimet inspirative që në këtë mënyrë të vlerësojmë mirësitë me të cilat Allahu na ka nderuar.

Një tregim i tillë na vjen nga Arabia Saudite dhe ka të bëj me mësimin e Kuranit përmendsh.

Në qytetin e bekuar të Mekës jeton hafizi më i ri në botë i cili e ka mësuar përmendsh Kuranin në moshën gjashtë vjeçare!

Musab Amir Hamza,  hifzin e Kuranit e ka përfunduar vitin e kaluar çka është një sukses i madh, jo vetëm për atë dhe familjen e tij, por për gjithë Ummetin musuliman.

Djaloshi hifzin e ka mbaruar ende pa u regjistruar në shkollën fillore, ndërsa në ndarjen e diplomës për hifz që u organizua për Musabin ishte i pranishëm edhe vet drejtori i shkollës ku ai do të mësojë.

“Jemi shumë të lumtur që në shkollën tonë do të na vij njëri nga nxënësit më të talentuar. E ka mësuar Kuranin përmendsh ende pa hyrë në shkollën fillore. Ne jemi shumë krenarë për atë”, deklaroi Sejfullah El-Harbi, drejtor i shkollës fillore ku do të mësojë Musab Amir Hamza.

Një lajm i këtillë do të duhej të na nxiste të punojmë me vullnet të fort dhe të arrijmë suksese të larta, si në aspektin individual ashtu edhe në atë shoqërorë.

Nëse jemi prindër duhet t’i regjistrojmë fëmijët, që përveç shkollës fillore, të mësojnë edhe në Mekteb dhe t’i nxisim të shoqërohen me Kuranin.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit