20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mekanizimi operacional për Sirinë mblidhet sot në Ankara

Më të lexuarat

Mekanizmi operacional i krijuar ndërmjet Turqisë dhe Amerikës për Sirinë zhvillon sot në Ankara mbledhjen e parë.

Mbledhja do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tema kryesore do të jetë Siria dhe e ardhmja e këtij vendi.

Korniza e mbledhjes do të jetë teknike dhe do të realizohet pa praninë e mediave.

Në mekanizmin operacional marrin pjesë diplomatë, ushtarakë dhe oficerë të shërbimit informativ.

Vendimi për krijimin e mekanizmit operacional ishte marrë në takimin e zhvilluar në Stamboll në 11 gusht të këtij viti ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu dhe Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit