11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë

Më të lexuarat

BERAT-Nxënësi i Medresesë së Beratit, Adi Totaj, ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit Ëorld Haritage.

Ky është çmimi i dytë i tij pas atij të vendit të tretë të marrë në vitin 2011.

Komuniteti Mysliman bëri të ditur se Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012” u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë.

Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.

“A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme.

Shtete pjesëmarrëse ishin, Shqipëria, Brazili, Kanadja, Kina, Kuba, Çekia, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.

ADI TOTAJ
Adi Totaj, ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, ku dhe i inkurajuar nga mësuesit dhe prindërit e tij në vitin 2009 regjistrohet në studion “Art Kolor”.

Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë. Krahas talentit të tij në pikturë që nga klasa e 6-të, njëkohësisht ka qenë dhe një nxënës shembullor me rezultate të larta në mësime. Në kërkim të përmbushjes së objektivave të tij konkurron dhe vendos të studiojë në Medresenë e Beratit. Fakti që mësimet zhvillohen në katër gjuhë, shqip, anglisht, turqisht dhe arabisht, siç thotë ai, e bën të ndjehet dhe më i sigurt në rrugën drejt realizimit të ëndrrës së tij./BW/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit