6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Meditim bashkëkohor mbi Titanikun

Më të lexuarat

Allahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “Thuaj: “Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson.”(Junus, 101)
Një prej ngjarjeve që shënon fillimin e shekullit të kaluar, e cila u bë mit dhe legjendë e llojit të veçantë, ka qenë padyshim përmbytja e anijes më moderne dhe më luksoze në botë, Titanikut të njohur.
Tregimi për Titanikun është i njohur gati për gjithë banorët e planetit Tokë, të moshës shtatë e më shumë vjet, dhe të pakët janë ata që nuk kanë dëgjuar asgjë për këtë anije dhe tragjedinë që i ka ndodhur.
Me mijëra tregime janë thurur për të, libra që flasin për të janë ende aktual dhe shumë mirë shiten, ndërsa industria filmike padyshim edhe shumë gjatë do të fitojë miliona dollarë duke ekranizuar tregimin ende të pamjaftueshëm për këtë anije, qoftë për filmat e luajtur apo dokumentar. Edhe pse neve kjo ndodhi na interesin nga një aspekt krejtësisht tjetër, për shkak të informacioneve do të përmendim disa shënime themelore lidhur me këtë arsye.
Titaniku në kohën e tij ka paraqitur fjalën e fundit të teknologjisë. Asnjëherë deri më atëherë nuk ishte ndërtuar një këso anije transoqeanike, as për nga kualiteti, as për nga luksi e as për nga siguria. Anija e madhe ishte e gjatë 269 metra, fuqi dhe shpejtësi 23 nyje.
Anija më 10 prill 1912 lundroi nga Sauthemptoni në drejtim të Njujorkut, në udhëtimin e saj të parë e të fundit. Njëzet minuta para mesnate, më 14 prill, u godit nga akullnaja, afër 640 km nga Njufaundlendi. Tre orë më vonë, anija grandioze ishte në fund të detit me më shumë se 150 njerëz të vdekur.
Bota ishte shokuar me përfundimin kësisoj të kësaj anije me të cilën udhëtonin njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm të asaj kohe. Pasuria e tërësishme e tyre ishte 600 milion dollarë.
Përmbytja e Titanikut ishte katastrofa detare më e njohur por jo edhe më e madhja. P.sh. në luftanijen gjermane “Vilhelm Gustiof” më 30.01.1945 kanë vdekur 9.343 njerëz, e goditur nga torpedoja e nëndetëses ruse në detin Baltik.
Në mënyrë kronologjike më afër në vitin 1987 në Filipine në goditjen e feribotit “Dona Paz” dhe tankerit “Viktor” kanë vdekur 4.375 udhëtarë, e për këtë fatkeqësi shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar fare.
Atëherë përse fundosja e Titanikut është katastrofë aq e njohur rreth së cilës edhe sot polemizohet dhe vihet si temë aktuale?
Përveç luksit dhe teknologjisë më moderne, që e ka bërë këtë anije të veçantë, ishte bindja e konstruktorit, udhëtarëve dhe shumicës së atyre që kishin dëgjuar për të, ishte se ai nuk mund të fundoset dhe praktikisht i pashkatërrueshëm. Të gjitha mediat e njohur të asaj kohe botonin artikuj ekskluziv për mosfundosjen e Titanikut, bile ishte botuar edhe një artikull në gazetë me titull “As Zoti nuk mund ta fundos”. Ky qëndrim për mosfundosjen i cili u rrit si dogmë, ishte një formë e kryelartësisë së paraparë njerëzore dhe herezë. Nëse faraoni, që veten e quajti hyjni, ishte shembull i personifikimit të kryelartësisë në një person, atëherë Titaniku ishte shembull i personifikimit të njëjtë në një objekt dore të qenieve të dobëta njerëzore.
Ta mendosh një grumbull hekuri dhe druri të pafundosshëm nga ana e Zotit të botëve, është herezë sipas koncenzuesit të gjitha feve të shpallura.

VETËM ALLAHU ËSHTË MË I MADHI!
Në Kur’anin fisnik Allahu i madhërishë urdhëron e thotë: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Ali Imran, 190)
Nëse ne me mendjen tonë të kufizuar, në bazë të teksteve shkencore dhe të sheriatit, mendojmë për madhështinë e Allahut të plotfuqishëm, do të konkludojmë se çdo përpjekje për madhështinë dhe fuqinë e Tij është e pamundur. P.sh. shkencëtarët thonë se vëllimi i Diellit është 1.3 milionë herë më i madh se vëllimi i Tokës, dhe që masa e tij është 333.000 herë më e madhe se masa e Tokës. Përveç kësaj në univers ekzistojnë yje që janë me miliona herë më të mëdhenj se dielli. Largësia e tyre matet me dhjetëra – mijë vite drite, është llogari para së cilës ndalet çdo mendje gjeniale. Edhe pas madhësisë marramendëse të kozmosit Allahu do ta shkatërrojë, kur Ai vendos: “(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër.” (El – Enbija, 104). Në komentin e këtij verseti, Ibn Ebi Hatim transmeton nga Ibn Abbasi r.a. që ka thënë: “Allahu do ti’ mbështjellë shtatë palë qiej dhe çka ka në këto, dhe do të jenë në dorën e Tij sikurse kokrra e melit” (Tefsiri i Ibn Kethirit 3/194).Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Allahu në ditën e Gjykimit do të mbështjellë tokën dhe qiejtë në dorën e djathtë, e pastaj do të thotë: “Unë jam El – Melik (Sundimtari i vërtetë), ku janë sundimtarët e tokës?”(Buhariu, nr.4712 dhe 7412).
Pas këtyre të dhënave të vogla shkencore që flasin për madhësinë e kozmosit, atëherë paramendoni sa i “madh” ka qenë Titaniku, emri i të cilit në gjuhën greqishte d.m.th. shtatmadh dhe për të cilin njerëzit thanë se nuk fundoset?
Për këtë në fundosjen e tij shohim shembullin e qartë të dënimit direkt të Allahut dhe tërheqjen e vërejtjes për gjeneratat e ardhshme që të shuajë edhe ambiciet më të vogla në deklaratat e tyre që të mos shkaktojnë hidhërimin e Allahut.
Konstruktorët dhe ekuipazhi kanë besuar në pafundosjen e saj, flet edhe fakti se një anije e tillë moderne nuk kishte varka shpëtimi të mjaftueshme, e që shkaktoi përmbytjen e një numri të madh të njerëzve. Udhëtarët dhe ekuipazhi asnjëherë nuk kanë qenë më të sigurt, e në realitet ishin aq afër shkatërrimit. Kjo na përkujton fjalët e Allahut të madhërishëm: “A mos janë sigurt ata që përgatitën kurthe, se Allahu nuk do t’i trandë ata me tokën, as nuk do t’u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?Ose t’i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti) e ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj.” (En – Nahl, 45 – 46)
Një gjë interesante është fakti se kjo anije madhështore u fundos në thellësi afro katër kilometra, por mbeti i pazbuluar më shumë se shtatë decenie, përderisa në vitin 1984 nuk e gjeti oqeanografi Robert Balard.
Mikrobiologët që studiojnë mbeturinat e kësaj anije kanë llogaritur që shtresat e baktereve dhe kërpudhave çdo ditë thithin 45 e më shumë kilogram hekur të mbeturinave, kështu që një ditë tërësisht do të zhduket. Pra këto krijesa të vogla të Allahut të madhërishëm e shkatërrojnë një anije me të cilën njerëzit u krekosën se asgjë nuk mund ta shkatërrojë, por: “… e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij…” (El – Muddeththir, 31)

 

“TITANIKËT” BASHKËKOHOR
Ksantelazma (akullnaja) për të cilën sipas versionit ka goditur anijen, është tregim në vete në të cilën mund të shohim të vërtetën si dhe mësimin që muslimanëve mund tu ndihmoj të kuptojnë vlerën e vëllazërimit dhe veprimet të përbashkët. Sikur dikush para fatkeqësisë ta vënin para Titanikut ‘santën e akullit’, do të shihnin se sa është e parëndësishme madhësia e saj në krahasim me këtë anije kolosale.
Ç’është në realitet ‘santa e akullit’, përveç se një sasi e ujit e ngurtësuar, e jo në gjendje të lëngët? Kjo mund të shërbejë si shembull për gjithë popujt e shtypur të botës, e sot pa dyshim këta janë muslimanët, pa marrë parasysh sa janë të dobët si individ, nëse bashkohen dhe lidhen e me edukatën islame në themel e ndryshojnë “gjendjen agregate” të tyre, bëhen si fortifikatë e fortë para së cilës do të thyheshin të gjitha fuqitë dhe padrejtësitë botërore.
Para kësaj fortifikate do të lëshonin të gjitha “dhomat e pamposhtura” që paraqiten në ushtri, ekonomi ose politikë të “titanikëve bashkëkohor” që janë të bindur në pafundshmërinë e tyre, por nga shkatërrimi përfundimtar i ndan vetëm një “santë akulli” në të cilën për shkak të padrejtësive dhe zullumit që ju bëjnë tjerëve, patjetër do të shkatërrohen.
Në fund, këso shembuj, sigurisht që janë të shumtë në historinë e njerëzimit.Thotë Allahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e Allahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha! Allahu është me durimtarët.” (El – Bekare, 249)
Nëse detet dhe oqeanet janë muzeu më i madh i historisë së llojit njerëzor, atëherë Titaniku me siguri është eksponati i tyre më i madh. Në tregimin e pafund të tij secili mund të gjejë diç për vete. Besëtytët në të do të shohin fatin e keq të cilin e ka sjell me vete mumia egjiptiane e cila është dashur të bartet në Amerikë, filmuesit botërorë gjithnjë do të mendojnë se si të fitojnë në këtë tragjedi, ndërsa besimtarët do të marrin mësim që të mos kryelartësohen me veprat e tyre, sepse Allahu i madhërishëm i zhdukë për një moment si mos me ekzistuar fare.
“Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes.” (Jusuf, 111)
Dhe përderisa ne për Titanikun mendojmë në këtë ose në këtë mënyrë, mbeturinat e saj me padurim pret ditën:
“Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet). Dhe kur yjet të kenë zënë ( e shkapërderdhur). Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër). Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar). Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar. Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar…” (Et – Tekvir, 1 – 7)
Që së bashku me qiejt dhe tokën që kthehen në pluhur, nëse edhe para kësaj nuk zhduket në errësirat e thella të oqeanit Atlantik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit