10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mediat sociale në adoleshencë mund të çojnë në depresion

Më të lexuarat

Një studim i ri kanadez i ka kushtuar një lidhje kohës së ekranit dhe depresionit tek të rinjtë.

Studimi u zhvillua për katër vite nga hulumtuesit në Spitalin Sainte-Justine në Montreal.

“Ajo që zbuluam ishte se efektet e mediave sociale ishin shumë më të mëdha se çdo efekt tjetër i llojeve të tjera të ekranit dixhital”, tha Patrica Conrod, udhëheqëse e ekipit hulumtues.

Duke filluar nga viti 2012, hulumtuesit kanë studiuar veset e sjelljes së gjithsej 3.800 nxënësve të klasës së shtatë deri në klasën e dhjetë nga 31 shkolla të qytetit Montreal.

Rezultatet treguan se media sociale dhe televizoni rrisin depresionin. Koha në ekranet e mediave sociale doli të jetë më e dëmshme.

Hulumtuesit konkluduan se simptomat depresive ishin rezultat i të rinjve që krahasojnë vetëm me imazhet joshëse që nuk mund të arrijnë në vende si Instagram.

“Kjo i ekspozon të rinjtë me imazhe që nxisin krahasime sociale të larta dhe i bën ata të ndihen keq për veten e tyre. Këto spirale përforcuese, po ashtu i ekspozojnë vazhdimisht ato gjëra që nxisin ose përforcojnë depresionin e tyre dhe kjo është arsyeja pse është veçanërisht depresioni toksik”, tha Conrod.

Mesatarisht, studiuesit zbuluan se adoleshentët kalojnë gjashtë deri në shtatë orë në ditë duke shikuar në një ekran dixhital.

Sipas studimit, video-lojërat nuk prodhojnë depresion, sepse ata që luajnë video-lojëra nuk janë të izoluar dhe shpesh luajnë online ose personalisht me të tjerët.

“Të gjeturat na befasuan. Video-lojërat e bëjnë një më të lumtur. Është një kalim kohe argëtuese”, tha Elroy Boers, hulumtues pasuniversitar në spital që ishte pjesë e ekipit hulumtues.

Shefi i fëmijëve dhe psikiatër i adoleshentëve në Spitalin e Fëmijëve në Montreal tha se gjatë viteve të fundit ka vënë një rritje në vizitat e dhomave të urgjencës për adoleshentët të cilët kanë shfaqur mendime vetëvrasëse.

“Nuk mendoj se media sociale është e vetmja arsye, por është një nga faktorët e rrezikut që duhet të monitorojmë”, tha Boers.

Boers tha se mjekët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor mund ta përdorin studimin për të rritur trajtimin e depresionit tek të rinjtë.

Studimi u botua në JAMA Pediatrics, një revistë amerikane e Shoqatës Mjekësore./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit