15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mediat ndërkombëtare: Ngjarjet në Kumanovë, faji i krizës politike

Më të lexuarat

Mediat ndërkombëtare janë përgjithësisht të një linje kur i referohen dhunës së eskaluar në Maqedoni, duke bërë fajtore krizën politike që ka përfshirë vendin. 
 
Ato i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë situatës së krijuar atje, duke e cilësuar si një përleshje ndërmjet një grupi të armatosur dhe policisë e ndërsa disa media të tjera i kanë cilësuar si ‘aktivistë terroristë’, ashtu sikurse ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankullovska.
 
Prestigjiozja “Washington Post” shkruan se aktet kriminale të Kumanovës, përveçse kanë alarmuar Maqedonisë, kanë rritur edhe shqetësimin për destabilitet në rajonin e Ballkanit.
 
Skenari i një krize të madhe në Maqedoni ishte parashikuar deri diku nga “New York Times”, e cila i ka dhënë tepër peshë edhe më herët aferës së përgjimeve. Në një artikull tjetër të saj “New York Times” shkruan se Maqedonia ka bërë hapa prapa, duke iu referuar BE-së, e cila vitin e kaluar ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me politizimin në rritje të institucioneve shtetërore dhe kontrollit të qeverisë mbi mediat. Prestigjiozja shkruan se Unioni duhet të ishte treguar më i ashpër me qeverinë e Shkupit. Sipas saj, duheshin qartësuar gjërat se Maqedonia nuk ka një demokraci funksionale dhe se autoritetet e bllokut 28 vendesh duhet të bashkëpunojnë më tepër me institucionet shtetërore, me qëllim që të sigurojnë një hetim të pavarur të akuzave mbi çështjen e përgjimeve. “New York Times” e mbyll duke thënë se kriza që ka kapluar vendin është një dështim i Europës që duartrokiti aq shumë nga Maqedonia më herët.
 
Ndërkohë që buja e dhunës në Maqedoni ka shkuar deri në Australinë e largët, ku një media vendase shkruan se shumë njerëz në Maqedoni, pavarësisht nga përkatësia etnike, janë të mërzitur me ritmin e ngadaltë të integrimit me Perëndimin, duke u përballur kështu edhe me një krizë të madhe ekonomike, si dhe të një papunësie që kap shifrën e 28 %. Po ashtu, liderët perëndimorë janë alarmuar gjithnjë e më shumë për atë që e cilësojnë si një rritje të autoritarizmit në Maqedoni./Top Channel 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit