9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mediat e huaja parashikojnë Lëvizjen BESA në qeverinë e pas 11 dhjetorit

Më të lexuarat

Maqedonia përfundon këtë të premte fushatën zgjedhore, për t’iu drejtuar të dielën kutive të votimit. 11 dhjetori erdhi pas anullimit të dy datave në pranverë, ku kriza politike, e cila pasoi dhe një bojkot të pazakontë nga ana e opozitës,e shtyu votimin e paralajmëruar për tani në dhjetor.

 

Këto do jenë zgjedhje përcaktuese për të ardhmen e vendit pas një krize ndër më të rëndat gjatë 25 viteve, e po ashtu më e rënda që pas përfundimit të luftës. Ndërsa opozita maqedonase e kryesuar nga LSDM-ja me në krye Zoran Zaevin akuzon qeverisjen e VMRO-së dhe Gruevksin, liderin e saj, për një stil drejtimi të vendit plot abuzime, korrupsion dhe izolacion ndërkombëtar, nxitur dhe nga prirje të forta nacionaliste, me efekt bllokimin e procesit të integrimit europian, në anën tjetër opozita shqiptare akuzon BDI-në, partinë e Ali Ahmetit dhe këtë të fundit vetë, si shkaktarje të një situate të rënduar për shqiptarët. Sipas saj, në aleancë me Gruevksin, BDI po mban në pushtet një qeverisje anti-shqiptare; dhe për këtë përmendin, veç të tjerash, edhe procese të montuara si “Mostra”, “Sopoti” apo “Lagja e Trimave”.

Goditjen më të rëndë pushteti i dyshes Gruevksi – Ahmeti e ka marrë nga “bombat” e Zaevit, një aferë përgjimesh zyrtarësh me pushtet, prej të cilave është shfaqur ana e errët e qeverisjes VMRO-BDI.

Sakaq, zëri më i fuqishëm opozitar i kësaj fushate zgjedhore ka qenë risia politike me emrin BESA. Ajo konsiderohet si favoritja kryesore për ta mposhtur BDI-në, shumë më tepër se rivali i saj tradicional, PDSH e Menduh Thaçit.

Prestigjiozja austriake Der Standard, në një shkrim të saj kushtuar zgjedhjeve në Maqedoni, ka parashikuar një humbje të dyshes Gruevski – Ahmeti dhe ardhjen në drejtimin e vendit  të  LSDM-së, e që kjo e fundit mund t’i drejtohet BESËS për aleancë qeverisës.

Meqënëse BDI ka qenë pjesë e regjimit të korruptuar, shumë shqiptarë kanë humbur besimin te partia e Ali Ahmetit, me ç’rast janë krijuar disa parti të reja shqiptare, ku më e fuqishmja prej tyre mban emrin BESA. Ndikimi i saj vërehet veçanërisht në Shkup dhe Kumanovë, dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë në koalicion me LSDM e Zoran Zaevit”, shkruhet nga Der Standard . /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit