“MEDIAPART” PUBLIKON DOKUMENTIN E PAZARLLËQEVE KADAFI-SARKOZI

0
48

Nikola Sarkozi, i cili ka hyrë në një garë të fuqishme për postin e presidentit në Francë, gjendet përballë një situate, që do ta vërë në vështirësi.

Siti i internetit “Mediapart” publikoi një dokument, që tregon se Muamer El-Kadafi ka pranuar t’i japë Sarkozisë 50 milionë euro për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2007.

Shkresa e sipërcituar, e cila mban firmën e shefit të shërbimit informativ të jashtëm të ish-diktatorit libian, konfirmon se është rënë dakord për t’i dhënë Nikola Sarkozisë 50 milionë euro.

Ndërkaq, nëpërmjet këtij dokumenti është e pamundur të evidentohet në se është kryer, apo jo ndihma financiare në fjalë, pasi teksti nuk përmban asnjë shprehje në këtë drejtim.

Ky pretendim, që përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë mund ta vërë Sarkozinë me shpatulla për muri, ishte hedhur për herë të parë nga Seif El-Kadafi, djali i ish-liderit të Libisë.

Seif El-Kadafi kishte supozuar se fushata elektorale e Nikola Sarkozisë në 2007-n është financuar nga Libia dhe kishte kërkuar nga presidenti aktual i francez që t’i rikthejë vendit të tij shumën në fjalë.

Kurse vet Sarkozi, gjatë reagimit të tij të ashpër ndaj publikimit të dokumentit të lartpërmendur, u shpreh me fjalët: “Gazetarët i marrin seriozisht pretendimet e djalit dhe shërbimit sekret të Kadafit, kjo nuk është gjë tjetër veçse poshtërsi.”/trt/kohaislame