15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Media austriake: BESA përgatitet për zgjedhjet lokale, PDSH besnike e OBRM

Më të lexuarat

Prestigjiozja austriake Der Standard, ka shkruar një artikull ku sqaron ngjarjet më të rëndësishme të Maqedonisë pas 11 dhjetorit. Nga fitimi i mandateve nga partitë politike, deri te thirrjet e militantëve të OBRM-PDUKM përpara Komisionit Shtetëror Zgjedhor – “Në të kemi ty në shpirt, ne për ti japim jetën, o Maqedoni.”

Megjithatë KSHZ ka pranuar ankesën për në një vendvotim në Gostivar, ku LSDM mund të fitojë një mandat, për t’u barazuar me OBRM me 50 mandate secila.

“Me ty deri në vdekje”

Në fillim shqiptarët e PDSH vendosën të mbështesin partinë reformiste BESA, që dëshiron të koalicionojë me LSDM, por më pas shefi i kësaj partie, Menduh Thaçi, i ka ndryshuar ‘përllogaritjet’. Qeveria duhet të krijohet shpejt. Thaçi vlen si i korruptuar. Në një telefonatë të përgjimeve dëgjohet zëri i tij kur flet me shefin e kundërzbulimit, Sasho Mijalkov, duke i premtuar “besnikëri deri në vdekje.” Mijalkov nuk është vetëm kushëriri i ish kryeministrit Nikola Gruevski, por edhe koka e regjimit të deridjeshëm. Ai ka dhënë dorëheqje vitin e kaluar. Mes tjerash disponon një pasaportë kroate, ndërsa nga Prokuroria Speciale, e themeluar me ndihmë të BE dhe SHBA dyshon se Mijalkov ka falsifikuar zgjedhjet, ka përvetësuar toka padrejtësisht dhe një sërë veprash korruptive. Nëse ai vjen në pushtet, do përpiqet me gjithë mundësitë që të bllokojë punën e Prokurorisë Speciale. Partia qeveritare nuk përpiqet të kontrollojë vetëm drejtësinë, por edhe mediat dhe policinë.

Maqedonia momentalisht ka dy rrugë, e para, nëse elita e vjetër do qëndrojë në pushtet, e dyta, me ndihmën e Prokurorisë Speciale dhe demokratizimin e vendit të krijojë një shansë te re. Të shtunën Gruevski u pa i nervozuar duke atakuar indirekt BE dhe SHBA, që të mos përzihen në çështje të brendshme të vendit. Komisioni Europian e quajti deklaratën si “retorikë e shtuar negative.” Gruevski mes tjerash ka dashur të atakojë OJQ-të të financuara nga George Soros.

Kritika të brendshme ndaj Gruevskit

Por Gruevski ka kritika edhe nga vetë partiakët e tij. Nuk përjashtohet mundësia që shqiptarët të koalicionojnë me LSDM, për ta rrëzuar atë nga pushteti. Për këtë të fundit ka punuar edhe Edi Rama.

Partia e suksesshme reformiste shqiptare BESA, do dëshironte mbi të gjitha të qëndronte në opozitë. Për shkak se së shpejti janë zgjedhjet lokale, në fillim të 2017. Kjo i jep asaj më shumë gjasa për fitore. Të gjithë mendojnë se koha e qeverisë së ardhshme do jetë kohëshkurtër./Bota sot

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit