13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Media amerikane më së shumti bën lajme negative për muslimanët

Më të lexuarat

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi mediat dhe pakicat, ka treguar se media më së shumti bën raportime negative për pakicën muslimane.

Në hulumtimin e kryer nga Laboratori i Projektit të Portretizimit Mediatik të Pakicave në kuadër të Kolegjit Middlebury në Vermont, janë hulumtuar lajmet lidhur me pakicat në vitin 2018 të katër gazetave kombëtare.

Hulumtuesit kanë analizuar lajmet në gazetat New York Times, Washington Post, Wall Street Journal dhe USA Today në lidhje me grupet afroamerikane, aziatike-amerikane, hispanike, hebreje dhe muslimane.

Në gjithsej 26.626 artikuj të analizuar, më së shumti temë kanë qenë muslimanët, apo në 9.032 prej tyre, ndërkohë që për afroamerikanët është folur në 6.499 artikuj dhe për hebrenjtë në 5.980.

– Muslimanët, grupi ndaj të cilit janë bërë më së shumti lajme negative

Hulumtuesit kanë krijuar një tabelë të pikëve me bazë zeron, për të caktuar se sa negoative apo pozitive kanë qenë artikujt për pakicat.

Me minus 0,70 pikë, muslimanët kanë rezultuar si grupi ndaj të cilit janë bërë më së shumti raportime negative, ndërsa të dytët radhiten hispanikët me minus 0,12.

Në tabelë, afroamerikanët dhe hebrenjtë janë listuar me minus 0,05 pikë, kurse amerikanët aziatikë me plus 0,10 pikë.

Kryetari i projektit, Erik Bleich, i cilësoi si të habitshme dallimet që janë shfaqur nga gjetjet.

“Kur krahasohen me grupet e tjera, muslimanët janë shumë më para për sa u përket lajmeve negative”, tha Bleich.

Sipas këtij studimi, 92 për qind e lajmeve rreth muslimanëve u referohen rajoneve jashtë SHBA-së, ndërsa, siç theksohet, ngjarjet e jashtme lidhur me përleshjet e dhunshme dhe grupet “islamiste” janë faktori më i madh i negativiteteve në raportimet mbi muslimanët.

– Muslimanët nuk përfshihen në lajmet e kulturës

Hulumtimi, në të cilin thuhet se lajmet e kulturës dhe arsimit vlerësohen më pozitivisht sesa ato politkike, thekson se muslimanët nuk spikasin ose nuk nxirren në këto lloje lajmesh.

Në artikujt e analizuar, muslimanët përmenden vetëm 21 për qind në lajmet e kulturës, ndërsa 84 për qind në fushën e politikës.

“Me tërheqjen relativisht të vogël të vëmendjes drejt jetëssë muslimanëve në fusha si kultura, arsimi dhe politika e brendshme, ku bëjnë pjesë të gjitha pakicat, gazetat mund ta bëjnë më të vështirë që lexuesit e tyre t’i pranojnë muslimanët si pjesë e shoqërisë kryesore amerikane”, thuhet në studim./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit