5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

“Me vite të tëra i tjetërsuam dhe deshëm të ngjajnë si ne Myslimanët në Europë”

Më të lexuarat

Dr. Burgat nënvizon se krishterimi nuk është një bazë legjitime për të mbajtur së bashku një shoqëri multi-kulturore në Evropë

 

SELİN ÇALIK MUHASİLOVİÇ

STAMBOLL (AA) – Drejtori për Hulumtime të Qendrës për Studime të Botës Arabe dhe Muslimane në Francë (IREMAM), Dr. François Burgat thotë se “Ne (francezët) kemi shkatërruar kurrizin kulturor të këtyre komuniteteve. Thamë ‘Ata që i tjetërsuam duhet të ngjajnë me ne’. Me vite të tëra edhe i tjetërsuam edhe deshëm të ngjajnë si ne. Këto janë farat e shkatërrimit të mbjella nga ‘ideja e hegjemonisë së njëanshme’.

Drejtori për Hulumtime të IREMAM, Dr. François Burgat në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli në lidhje me rritjen e racizmit në Evropë.

Duke rikujtuar se Mesut Özil është larguar nga kombëtarja gjermane për shkak të sulmeve raciste dhe diskriminuese, Dr. Burgat tha se “Me sulme të ngjashme raciste me të cilat u ballafaqua Mesut Özil në Gjermani, 20 vite më parë u ballafaqua edhe kapiteni i kombëtares së Francës me prejardhje nga Algjeria, Zinedine Zidane”.

Ai thotë se deklarata e Özil-it: “Kur fitojmë jam gjerman, kur pësojmë humbje jam emigrant”, përdoret edhe në opinionin publik në Francë. Sipas tij, sukseset e personave emigrantë shtetas të Francës i atribuohen popullit francez ndërsa në dështime në plan të parë del identiteti i tyre i emigrantit.

“Edhe i tjetërsuam edhe deshëm të ngjanë si ne”

Dr. Burgat duke folur për idenë e hegjemonisë së njëanshme në Evropë tha se: “Këto sulme raciste bazohen në dy- tri gjenerata të mëparshme. Për të folur për këtë gjendje për nga aspekti historik, duhet të shikojmë në rendin kolonial të Evropës dhe në dominimin e themeluar. Si shembull mund të jepen marrëdhëniet e Francës me Algjerinë të cilat bazohen që nga vitet e 1830-ta. Ne (francezët) kemi shkatërruar kurrizin kulturor të këtyre komuniteteve. Thamë ‘Ata që i tjetërsuam duhet të ngjajnë me ne’. Me vite të tëra edhe i tjetërsuam edhe deshëm që të ngjajnë si ne. Këto janë farat e shkatërrimit të mbjella nga ‘ideja e hegjemonisë së njëanshme’. Ja kjo paraqet fillimin e ngjarjeve raciste të cilat po i përjetojmë në ditët tona. Civilizimet të cilat kanë pretendime se përbëjnë demokracinë, të drejtat e njerëzve dhe respektin për tjetrin, nuk është e lehtë që të pranojnë se edhe shoqëritë tjera që jetojnë në botë kanë të drejta të barabarta”.

“Racizmi dhe islamofobia janë në marrëdhënie spirale”

Ai vuri në dukje se islamofobia dhe racizmi janë në një marrëdhënie spirale të cilët e ushqejnë njëri tjetrin. Burgat thotë se diskriminimi racor nuk ka dallim nga diskriminimi fetar.

“Racizmi është një britmë e padobishme. Është një shembull që u tregoj studentëve të mi në lidhje me racizmin. Babai im i cili para 30 vitesh punonte në një fabrikë të çelikut, një ditë duke treguar autobusët në fabrikë më tha se ‘këto i dërguam të zbrazët në Rif (një rajon në veri të Marokut). U kthyen të plotë. Po qe se këta persona nuk do të kishin ardhur të punojnë këtu, atëherë kjo fabrikë nuk do të mund të arrinte në suksesin aktual. Ky është një kujtim për mua, i cili tregon qartë se racizmi është i dëmshëm”, thekson Burgat.

Dr. Burgat po ashtu nënvizon se krishterimi nuk është një bazë legjitime për të mbajtur së bashku një shoqëri multi-kulturore në Evropë. Sipas tij, çdo fe ka tipare të ndryshme në vete.

Ai me këtë rast foli edhe për deklaratën e nënshkruar nga 300 persona në Francë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe ish presidenti Nicolas Sarkozy, për ndryshimin e ajeteve në Kuran’i Kerim.

“Në shoqëritë evropiane shihet se njerëzit e radikalizuar nuk i perceptojnë drejtë ato që janë të shkruara në librat e shenjta të përvetësuara. Ne si pjesëtarë të shoqërive në Evropë, në vend se të humbim kohë me dëshira të cilat e tejkalojnë kufirin si ndryshimi i ajeteve të Kur’anit, duhet të zbresim në çështjet se pse njerëzit të cilët duhet t’i përkasin shoqërisë nuk i përkasin dhe po radikalizohen, madje në fazën e fundit, pse po zgjedhin të marrin pjesë në organizata terroriste. Nëse e bëjmë këtë mund të eliminojmë polarizmin në shoqëri”, thotë Burgat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit