8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Më të dëmtuarit nga lufta civile në Siri janë fëmijët

Më të lexuarat

Në luftën civile në Siri e cila prej 5 vitesh ka marrë jetën e qindra mijëra personave grupi më i ndikuar dhe dëmtuar janë fëmijët të cilët janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbi 20 mijë fëmijë të ikur nga zonat e konfliktit duke u shpërngulur pranë të afërmeve ose bashkë me familjet në Reyhanlı të Turqisë, ëndërrojnë çastin kur një ditë do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Fëmijët sirianë të cilët po rriten me dashurinë për atdheun mundohen të qëndrojnë në këmbë duke jetuar bashkë me familjet ose të afërmit në shtëpitë ose depot e marra me qera, si dhe në qytet-çadrat e ngritura për strehimin e tyre.

Ndërkohë dhimbja më e madhe është për ata fëmijë sirianë të cilët bashkë me mallin për atdheun e tyre jetojnë pranë të afërmeve si jetimë për shkak se kanë humbur prindërit në këtë luftë./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit