11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Më shumë zjarre në Afrikë sesa në Amazon, pse “s’ja ndjen” kujt?

Më të lexuarat

Ndërsa bota ndjek me ankth zjarret e mëdha në Amazon, imazhet satelitore të NASA-s tregojnë një numër shumë më të madh zjarresh në kontinentin afrikan.

NASA e ka quajtur Afrikën një “kontinent zjarri” sepse aty ndidhen 70 përqind e të gjitha zjarreve në botë, dhe numri i tyre është konstant nga viti në vit, raporton AP.

Edhe pse presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai po mendonte të niste një fushatë ndërkombëtare për të ndihmuar Afrikën nën-Sahariane të luftojë zjarret, ekspertët besojnë se situata atje është më ndryshe sesa në Brazil dhe nuk përbën problem, edhe pse mund të përbëjë një kërcënim në të ardhmen.

Zjarret në Afrikë mund të jenë të mira për ekologjinë

Angola ka tre herë më shumë zjarre sesa Brazili, dhe sipas pamjeve të NASA-s, ka 6,000 zjarre në Angola, 3,000 në Kongo dhe 2,000 në Brazil.

Sipas profesorit Sally Archibald të Universitetit të Johannesburgut, Angola dhe Kongo mbizotërojnë nga zjarret në Savana me pyje të pakta dhe fusha të vogla ferme, duke shkaktuar më pak shqetësime.

Zjarret e Savana lëshojnë dioksid karboni, por brenda një viti bari rritet dhe thith më shumë dioksid karboni.

“Zjarret gjithashtu mund të ndikojnë në pyje, por ato zakonisht ndalen në kufi”, tha Archibald, duke shtuar se mesazhi kryesor është se ka shumë zjarre në Afrikë, por kjo nuk është aq e keqe dhe mund të jetë e mirë për mjedisin.

Formësimi i peizazhit në 1.000 vjet

Studiuesi i NASA-s, Niels Andela tha se zjarret e Savanas kanë formuar peizazhin afrikan për 1000 vjet.

“Zjarret shpesh përdoren për qëllime bujqësore dhe ndonjëherë si pjesë të një ndryshimi në kultivim”, tha ai.

Agjensia Evropiane e Hapësirës vlerëson se 25 deri 35 përqind e emetimeve të gazrave serë burojnë nga të ashtuquajturat djegi të biomasës, e cila përfshin zjarre që janë ndezur me qëllim për të pastruar tokën për bujqësi, dhe që shumica e këtyre ndodhin në Afrikë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit