9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Më “shkije se shkijet” prapë po i ndihmojn vëllaut të tyre Gruevskit

Më të lexuarat

Hadi Osmani

Sa herë që Gruevski ishte në zor dhe i duhej rejting ose zgjedhje për të kaluar ndonjë krizë dhe për të ripërtëri mandatin, këtu ishin vëllezerit e tij “ma shka se shkavi” të cilët me deklarata ndiznin reakcionin e maqedonasve dhe i tubonin ata rreth Gruevskit. Kështu ndodhi me kishën në kala të Shkupit, kështu ndodhi me incidentet e fëmijëve nëpër autobusa, kështu ndodhi me Lagjen e trimave në Kumanovė dhe kështu ndodhi me presidentin. E mbani mend bojkotin e BDI-së që në fund doli se kishte për qellim vetëm ti pengoje shqiptarët që mos ta votojnë Stevo Pendarovskin. Dhe ashtu doli. Në një anë BDI i pengoi votuesit shqiptarë që ishin kundër VMRO-së dhe në anën tjetër PDSH i dha votat e mjaftueshme për të kaluar pragun.
Të njejtin qellim ka edhe e ashtuquajtura platforma e përbashkët e partive shqiptare. Si gjithmonë në këtë rast Edi Rama i painformuar për rrethanat dhe me qellim te pastër hyri në kurthin e miqve të Gruevskit. Ndërsa Hashim Thaci me plotë vetëdije dhe si një bashkëpunetor i vjetër i Ahmetit dhe Gruevskit në shferc dhe kontrabandë këtë loje e ndihmoi edhe përmes Express-it dhe figurave tjera në Kosovë.
15 vite në pushtet heshtje para Gruevskit dhe asnjë fjalë për pikat e platformës. 15 vjet servilizëm dhe nënshtrim. E në fund kur erdhi momenti që shqiptarët të denojnë Gruevskin dhe ta cojne në burg, me cka do të zbardheshin edhe rastet e montuara dhe do te liroheshin shqiptarët e pafajshëm nga burgu, na doli platforma intrigurse. Qëllimi i kesaj platforme eshte vetëm ti iket koalicionit me LSDM-në, të demtohet në imazh kjo parti dhe të shkojnë në zgjedhje të reja në të cilat do të fitonte VMRO dhe do të shpetonte Gruevski dhe Mijallkovi. Si do të realizohet kjo?
Partitë shqiptare e dijnë se nuk kanë 81 vota as me LSDM dhe as me VMRO, por persëri insistojnë në ndryshime kushtetuese të cilat e dijnë se nuk mund të behen tani. Nėse LSDM refuzon ndryshimet kushtetuese atëhere koalicion s’do të këtë dhe do të shkojnë në zgjedhje të reja dhe në fushatë do të akuzohet se nuk e ka mbajtur fjalen ndaj shqiptarëve dhe duke ja hequr votat e shqiptarëve VMRO do te riste avantazhin me 5-6 deputet më shumë. Nëse Zaev pranon ndryshimet kushtetuese, BDI dhe partitë e tjera do t’ia japin nënshkrimet por presidenti Ivanov nuk do t’ia jep mandatin. Në këtë rast persëri vendi shkon në zgjedhje të reja por kesaj radhe LSDM do të humb rejting tek maqedonasit dhe VMRO do të ngritët. Në të dyja situatat, pasi të fiton më shumë vota VMRO, atëherë bashkë me vellezërit e BDI-se dhe Aleancës për BDI të udhëhequr nga Menduhi i vogël, do të shkojnë në koalicion pa platformë dhe pa kushte. E kush do të tentoje ti akuzoje ose sulmoje ai do te goditet rendë nga policia, inspektoriatet dhe mekanizmat e tjerë te shtetit.
Por e dini cfarë?
Gjithë kjo është një skenar teorik dhe që mbijeton vetëm në mendjet e kalbura të BDI-së, Aleancës dhe VMRO-së. Mos haroni se lojrat e këtilla shqiptarët i kuptuan paraprakisht dhe i dhane mbi 50mije vota Zaevit dhe Muhamed Zeqirit. Tani kur shqiptarët e kanë edhe më të qartë lojën tuaj të fëlliqur shqiptarët do t’i ndajnë votat vetëm për dy subjekte, LSDM dhe Levizjen Besa. Kjo e fundit nënshkruajti platformën vetëm për hirë të Edi Ramës, por nuk u nënshtrua lojrave të fëlliqura të pushtetit dhe është e vetmja parti shqiptare e cila lufton sinqerisht Gruevskin dhe VMRO-në si dhe ktiminelët shqiptar.
Procesi vetëm do të zgjatet, por skenarët tuaja nuk do të kenë sukses. Ju kemi lexuar si e zeza në të bardhë dhe populli mezi pret t’ju denojë. Urdheroni bëni zgjedhje të reja që bashkë me Gruevskin t’ju heqim qafe edhe juve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit