7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Me sëpatë sulmon Taxi-të në Zveçan

Më të lexuarat

Një person me sëpatë ka shkatërruar disa automjete taxi mbrëmë rreth orës 21:00 në Zveçan, përkatësisht në parkingun e taksistëve që ndodhet në rrugën ‘Kral Petar’ në qendër të këtij qyteti.

Sipas burimeve  në momentin e sulmit automjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.

“Një i ri serb, me inicialet D.R. rreth 25 vjeçar, është vërsulur me sëpatë në dorë në parkingun e taksive, duke dëmtuar së paku dy automjete, ndërsa kalimtarët e rastit, përfshirë këtu edhe taksistët, kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, kanë thënë burimet, duke shtuar se për fat të mirë nuk është lënduar askush.

Burimet më tej kanë shtuar se policia ka reaguar shpejt dhe ka arritur ta arrestoj sulmuesin.

Nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa sipas burimeve sulmuesi është në gjendje të mirë mendore.

Përkundër përpjekjeve të Kosovapress-it për të marrë ndonjë prononcim nga zëdhënësi i policisë, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit