7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Me rezolutë në mbështetje të synetisë

Më të lexuarat

Bundestagu gjerman miratoi sot një rezolutë, me të cilën prindërve myslimanë e hebrejë u jepet e drejta për t’i bërë synet djemtë e tyre.
Rezoluta, e aprovuar me shumicë votash, nuk ka efekt obligues juridik, mirëpo, me të synohej të qetësohej bashkësia ndërkombëtare pas reagimeve të ashpra që pasuan vendimin e një gjykate në Këlln.
Gjykata kishte vendosur, në një rast, që synetia është “dëmtim trupor” dhe se përbën “një akt kriminal”.
Qeveria gjermane pritet ta ndryshojë legjislacionin, më vonë këtë vit, për t’i mbrojtur mjekët nga dënimet pas performimit të synetisë.
Edhe pse kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte tërhequr vërejtjen se me ndalimin e synetisë Gjermania do të bëhej objekt shakaje në botë, një numër i madh i gjermanëve janë kundër këtij rituali fetar, të cilin e zbatojnë tradicionalisht myslimanët dhe hebrejtë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit