10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Me rastin e festës së 28 nëntorit, KBI në Prizren shpërndanë dhurata për fëmijë

Më të lexuarat

Me rastin e festës së 28 nëntorit, KBI në Prizren shpërndanë dhurata për fëmijë

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi shpërndarjen e dhuratave modeste për fëmijë, transmeton Gazeta e Re.
Aktiviteti u organizua në qendër të qytetit të Prizrenit, pranë xhamisë “Sinan Pasha”, ndërsa në shpërndarjen e tyre mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha.

Ne njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e KBI-së në Prizren është theksuar se këto dhurata, janë donacion nga pastiqeria “KONAKU” – pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Ndryshe, me rastin e festave të nëntorit, KBI në Prizren dje ka shpërndarë edhe pako ushqimore për 30 familje skamnore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit