11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Me prof. Ali Pajazitin

Më të lexuarat

Realiteti jonë është i dhimbshëm. Jetojmë kohën e kurtheve dhe mashtrimeve. Valle në llogari të kujt është dhe ngrihet zëri patriotik mbi çështjen margjinale, dhe në të njëjtën kohë heshtet edhe për vete fatin tonë, për të ardhmen tonë! Në llogari të kujt janë zërat trishtues me një mendim, lideri im është më i mirë? Këtë gjendje e kemi dhuratë prej traditës sonë kombëtare dhe fetare? Cili është qëllimi i atyre që fshihen pas shkronjave të celulareve dhe kërcënojnë njerëz? Nuk mund ta besoj se edhe intelektualet, ata që nuk lundrojnë në ujërat e politikës së fëlliqur po kërcenohen. Ky është mesazh për të gjithë ne, për të gjithë atë elitë profesorësh që deri më sot kanë qenë të heshtur dhe indifirent ndaj asaj që ka ndodhur me ne dhe rreth nesh. Jam i obliguar që të dal në krah të profesor Ali Pajaziti, për të shfaqur rezistence kundrejt imponimeve me karakter të huaj dhe për llogari të huaja, ngase kërcënuesi nuk ka të bëje me vlera tona dhe nuk i përket besimit tonë. Ai vetëm se është i kapur për kurthin e hileqareve, mashtruesve dhe lëvize sipas urdhërave. E pyesim pse nuk kërcënove ata që kanë prekur në nderin shqiptar atëherë kur ishin arrestimet spektakulare, atëherë kur dhunoheshin motrat dhe vëllezërit tonë, atëherë kur u vriteshin vëllezërit tonë, pse nuk i kërcënove gjithë ata që na kanë vënë në hallë të madh, ku rrezikohet qenia jonë fizike dhe shpirtërore? Pse nuk kërcenove truprojat e ish kryeministrit që me forcë i largonte nga rradha ministrat shqiptar, apo atëherë ke qenë në bodrum dhe s’ke pas qasje për atë që ndodhë?!!! Medoemos duhet pastruar nga këta sjellje dhe fenomene që kanë errësuar, ndotur, fëlliqur qenien tone. Kurrë nuk duhet të lejojmë që hileqaret, urdhëruesit dhe të urdhëruarit që të prekin tek vlerat, pa marrë parasysh të cilit segment i përkasin, nuk do i mbyllim sytë para së keqes, nuk do të heshtim dhe nuk do kemi frikë nga ata që mundohen të na e nxijnë të tashmen dhe të ardhmen.

Tërë barrën, të keqen dhe dyshimet që kam mbi vete, po i largoj. Vetëm Zotit po i nënshtrohem!

Me respekt, studenti yt

Agim Jakupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit