4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Me presion ndërkombëtar

Më të lexuarat

Këshilli Drejtues i PDK-së pritet të mblidhet të mërkurën (sot), për të vendosur rreth fillimit të Reformës strukturale e organizative brenda subjektit politik më të madh në vend.

Burime të gazetës “Tribuna Shqiptare” bëjnë të ditur se kjo mbledhje ka për synim caktimin e agjendës dymujore që do të përfshijë zgjedhjet në çdo nivel organizativ të partisë, emërimin e përbërjes së Grupit punues dhe caktimin e prioriteteve.
Zgjedhjet brenda partisë së Kryeministrit Thaçi, pritet të bëjnë ‘pastrimin’ e radhëve të vjetra dhe sjelljen e ‘trungut të ri’ në PDK. Natyrisht në këtë proces rol determinues do të kenë edhe “mesazhet” nga përfaqësia diplomatike në Prishtinë. Nuk duhet anashkaluar rolin Amerikan dhe Gjerman, thotë zyrtari i lartë i PDK-së, duke ju referuar presionit ndërkombëtar, për të mënjanuar disa nga “peshqit e mëdhenj” brenda partisë.
Por, sipas këtij burimi të lartë, problem në këtë proces pritet të paraqitën ‘komandantët’, të cilëve ju referohet si “këta pleqtë tanë të PDK-së”. Hashim Thaçi mbetet lider i pakontestueshëm ndërsa priten aderime të fytyrave eminente dhe zgjerim i Kryesisë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit