3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Me peshore për të blerë librat. Historia e 18-vjeçarit që sakrifikon për arsimim

Më të lexuarat

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Një pjesë e nxënësve i kanë siguruar librat, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi financiare. I tillë është Enea, djali 18-vjeçar që ka 4 vjet që del me peshore në një rrugë të Tiranës për të grumbulluar paratë që i duhen për librat dhe gjithçka tjetër për një vit shkollor.

“Hajde peshore e saktë! 200 lekë”! Me këto fjalë e nis ditën e tij Enea. Çdo mëngjes, në orën 8:00, ai e vendos peshoren tek trotuari para Prokurorisë së Përgjithshme, institucionit hijerëndë.

“Kam filluar të punoj me peshoren në moshën 14-vjeçare. Kisha peshoren e babit në shtëpi dhe nisa punën. Mbledh para për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)”, shprehet 18-vjeçari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit