16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Me mos realizimin e projektit Shkup-Bllacë, Maqedonia ka humbur tregun e Kosovës”

Më të lexuarat

Një nga projektet e parealizuar si infrastruktura rrugore Shkup-Bllacë, ka ndikuar negativisht në tregun e Maqedonisë. Për situatën në fjalë, së fundmi ka folur përfaqësuesi i lartë i Odës Ekonomike Veri-Perindimore, Milaim Ahmeti në emisionin ekonimik Biznes Plus, duke theksuar se Qeveria e kaluar ishte më e interesuar për të ndërtuar projekte vetëm në pjesën lindore të vendit, ndërsa projekti për rrugën Shkup-Bllacë edhe pse është premtuar, i njejti po vonohet dhe i mbetet kohës së kur do të përfundojë.

“Mos realizimi i projektit Shkup-Bllacë, ka humbur tregun e Kosovës. Kemi humbur një treg prej 500 milionë eksport në Kosovë, tash kemi arritur në 200 milionë, e cila është një humbje shumë e madhe. Gjithsesi Qeveria për momentin premton se do ta rindërtojë rrugën Shkup-Bllacë, me atë që e tha edhe ministri Sugarevski që vitin e ardhshëm do të bëhet investimi i 1.6 kilometrave rrugë, ndërsa pjesa tjetër duhet të projektohet, kështu që përsëri do të ketë një vonesë për të cilën besoni që biznesi është lodhur, duke bërë kërkesën e njejtë për vite të tëra, ndërsa pala kosovare ka arritur afër kufirit edhe pse me kushte jashtëzakonisht të vështira që janë në atë pjesë të Kosovës,  por kjo gjithsesi do t’i mbetet kohës se kur do të realizohet përfundimisht”,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit