5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Më mirë një banane, se një pije freskuese

Më të lexuarat

E lehtë për t’u ngrënë, plot me substanca të dobishme, banania po cilësohet si rivalja më e mirë e pijeve të njohura freskuese.

Kështu, nëse ju doni të gjeni një alternativë të besueshme për pijet, në mënyrë që të plotësoni sasinë e duhur të kripërave minerale, vitaminave, sheqernave, thjesht hani një banane dhe mos u lodhni duke gjetur pijen e duhur.

Ky frut, është gjithmonë i gatshëm për t’ju ofruar përmbajtjen e tij të vlefshme në elementet shëruese si antioksidantët, por edhe t’ju sigurojë një energji të balancuar dhe të mirë.

Në një përfundim të tillë ka arritur ekipi i studiuesve të “Human Performance Appalachian State University”, sipas të cilit, kush ha banane, ka më shumë përfitime se ai që konsumon pije.

“Bananet gjithashtu japin një shtytje të madhe për aktivitetin fizik, pasi përfshijnë vitamina e minerale të tilla si fibër, kalium dhe sheqerna të balancuara”, pohon lidhur me një fakt të tillë, dr. David C. Nieman, drejtues i këtij studimi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit