11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Me iftarin në shesh dhe Mbrëmjen Kuranore u përmbyllën Netët e Kulturës Islame në Shkup

Më të lexuarat

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, përfunduan Netët e Kulturës Islame, organizuar nga Forumi Rinor Islam – Dega në Shkup. Ky aktivitet përfundoi me iftarin tradicional dhe me Mbrëmjen Kuranore.
 
Iftari u organizua në bashkëpunim me komunën e Çairit, në sheshin Skenderbeu të qytetit të Shkupit. Të pranishëm në këtë iftar ishin ambasadorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të partive politike, hoxhallarë, profesorë, anëtarë, aktivistë e dashamirë të Forumit Rinor Islam. Pas iftarit fjalë rasti pati kryetari i FRI-së Dega Shkup, z. Hasan Baftijari, i cili përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit që bagatuan këtë aktivitet. Fjalë rasti pati edhe nënkryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, z. Fisnik Shabani, që tregoi shkurtimisht edhe për aktivitetet e realizuara nga FRI-ja përgjatë muajit Ramazan.
 
Fjala iu dha edhe përfaqësueses së Forumit Edukativ Arsimor, Akademikut Ferid Muhiç, kryetarit të komunës së Çairit, z. Izet Mexhitit si dhe ambasadorit të Katarit në Maqedoni.
 
Mbrëmja Kuranore vazhdoi më pas në orën 23:00, para xhamisë “Murat Pasha” me lexuesit e shquar Mustafa Ozxhan Guneshdodu, Ahmet Tajar dhe Xhihad Kodal që të tre hafëzllarë të shquar nga Republika e Turqisë. Në fund të kësaj mbrëmjeje, z. Hasan Baftijari, në emër të Forumit Rinor Islam, ndau mirënjohje për të tre mysafirët.
 
Poashtu, u dekoruan edhe tre fituesit nga konkursi i shpallur për mësimin përmendësh të xhuzit Ame. Me një program shumë të pasur e të larmishëm, edhe këtë vit u përmbyll ky aktivitet, që u organizua tri net rradhazi nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit