5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Me Benz të blinduar, arsenal armësh në shtëpi dhe qese me kokainë, arrestohet ‘i forti’ i Shijakut

Më të lexuarat

Me një Benz të blinduar, me një arsenal armësh në shtëpi dhe me 4 qese me kokainë – kanë mjaftuar këto prova për t’i vënë prangat ‘të fortit” të Shijakut, 43-vjeçarit S.Gj.

Policia e Durrësit i sekuestroi gjatës një operacioni, këto prova materiale që shfaqen në foto dhe videon e mëposhtme:

4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit Kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.

Një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;

Dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;

Një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA;

Një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm;

Një pistoletë sportive, tip Super Conter;

264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm.

95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;

7 fishekë pistolete, kal 45;

65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;

Dy krehera automatiku, mod 56;

Një automjet tip Benz, i blinduar.

Policia thotë se materialet procedurale të saj i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit