6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

McGregor dhe Khabib lirohen nga policia, qesharake se çka vendos ai!

Më të lexuarat

Khabib Nurmagomedov nuk do të arrestohet nga policia amerikane.

Dagestanezi pasi triumfoi brenda oktagonit ndaj Conor McGregorit, u gjuajt në turmë duke sulmuar edhe ekipin e irlandezit.

Në anën tjetër ekipi i Khabibit u fut në oktagon për ta sulmuar Conorin.

Nga policia amerikane kishte të arrestuar nga të dyja palët por në fund aktorët kryesorë janë liruar.

Por Conor nuk ka pranuar të ngre padi në polici, pasi ka preferuar që t’i zgjidhë të gjitha vet me rusin.

Këtë gjë e ka konfirmuar për mediat presidenti i UFC, Dana White.

“Ata tanimë janë liruar nga policia, pasi McGregor ka refuzuar të ngrejë një padi”, tha White.

Ndërkohë tre anëtarët e ekipit të Khabib që sulmuan McGregorin janë arrestuar.

Sipas medieve amerikane 30-vjeçari irlandez po dëshiron që të gjitha t’i zgjidhë vet me dagestanezin musliman Khabib Nurmagomedov.

Por kjo është qesharake. Ai u rreh në fushë keq nga Khabibi gati në të gjitha roundet dhe arsyeja e dorëzimit të tij ishte se e pa që ishte e pamundur të fitonte karshi muslimanit Khabib nga Degastani. Khabibi përndryshe shënoi fitoren e 27-të dhe nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit