21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbyllja e lojrave të fatit: arsyetimi i ministrit Ahmetaj, si të kish lexuar Kur’anin!

Më të lexuarat

Vendimi i qeverisë “Rama” për mbylljen e lojrave të fatit, qartazi është shoqëruar me një unanimitet shoqëror. Sigurisht që ka dhe turivarur në këtë zhvillim, e ndoshta më shumë se kaq, të dëshpëruar keqaz, e që janë ata që i prinin kësaj industrie vesi duke fituar para nga një prej marrëzive më të spikatura të njeriut: bixhozi. Dhe nën një farë entuziazmi shoqëror për fundin e kësaj marrëzie, jo si ves por si aspekt që ushqen vesin, ka patur dhe qasje ndaj pasojave të vendimit qeveritar, ku janë llogaritur ata që humbin vendin e punës nga mbyllja e kësaj industrie, apo humbjet që do pësojë buxheti i shtetit nga mungesa e të ardhurave tejet të mëdha fiskale këtej e tutje nga ky aktivitet.

Por ç’shpjegim dha ministri Ahmetaj për këtë dyzim?

“Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove”, ishte arsyetimi i kreut të financave shqiptare. Dhe është kjo një zgjedhje logjike që vetëm ata që përfitojnë direkt nga ky aktivitet mundet që mos e pranojnë, ose me gjasë hiç nuk e pranojnë; sepse pasoja sociale nuk hyn fare në llogarinë e tyre.

Më interesante në këtë debat, te pjesa e dëmit dhe e përfitimit, është qasja kuranore kur është fjala për klasifikimin e bixhozit. Si burim hyjnor kumtesh mbi njeriun dhe jetën njerëzore, ardhur nga Krijuesi i njeriut dhe jo njeriu, sipas mendimit islam, edhe aty gjendet ky dyzim, e ku, siç buroi dhe nga logjika e shëndetshme e ministrit të Financava, e po ashtu siç buron dhe ajo e masës më të madhe të opinionit publik, prevalon pasoja mbi përfitimin.

Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre”, është pikërisht ky verset kuranor që i vë vulën bixhozit, e ku në fakt është dhe alkooli, shprehur nëpërmjet verës, si pija më tunduese.

Dhe këtu më pas vjen një tjetër paradoks njerëzor, ai që alkooli konsiderohet si normal por jo bixhozi. Në fakt, me një vëzhgim të hollë, bazuar dhe mbi të të dhëna e evidenca pasojash sociale, alkooli është po aq vrastar sa bixhozi, madje shumë më tepër kur është fjala për shëndetin e njeriut. Të dyja shkatërrojnë individë e familje, çojnë në degradim ekonomik dhe etik, por alkooli çon dhe degradim fiziologjik, pasi godet direkt shëndetin e njeriut, mental po e po, por dhe atë fizik. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit