6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

MBYLLJA E KUFIRIT PAS SULMIT NË EGJIPT GODET POPULLIN E GAZËS

Më të lexuarat

Pas sulmit në Gadishullin Sina të Egjiptit ku humbën jetën 16 roje kufitare, mbyllja e portës kufitare dhe tuneleve me Gazën i ka shkaktuar një goditje shumë të madhe palestinezëve.

Pacientët palestinezë nuk mund të shkojnë për kurim në Egjipt dhe çmimi i ushqimeve është rritur 50%.

Autoritetet e Gazës deklarojnë se mbyllja e kufirit ka dëmtuar më së tepërmi të sëmurët.

Qindra njerëz që presin të kurohen, kanë krijuar radhë të gjata përpara Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë u shpreh se nuk mund të bëjnë kurimin e një prej tre të sëmurëve dhe nuk mund ti dërgojnë ata jashtë Gazës.

Nëpër farmaci ilaçet janë duke mbaruar. Ndjehet shqetësimi se porta kufitare po të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur edhe për një javë tjetër, atëherë në këtë vend do të përjetohet një tragjedi e madhe njerëzore.

Autoritetet e Hamasit, bëjnë të ditur se së Egjipti i ka dhënë fjalën dhe shpresojnë që kufiri dhe tunelet të hapen përsëri sëshpejti.

Ndërmjet Gazës dhe Egjiptit parashikohet të ketë më tepër se 1 mijë tunele./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit