8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mbush 3 muaj kryeministër, flet Albin Kurti: Më rrëzuan që të coptojnë Kosovën

Më të lexuarat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të punëve të qeverisë së drejtuar prej tij në këto 3 muaj. Sipas tij, 6 tetori është data kur u bë ndarja nga e kaluara e dhimbshme dhe e ardhmja e ndritshme. Në një video-mesazh ai tha se qeveria u rrëzua sepse duan një marrëveshje të shpejtë për gjendje të jashtëzakonshme e coptim të territoreve, gjë që sipas tij, nuk mund t’i bënin me këtë qeveri.

“Pamë se si disa aktorë në vend, në vend se të fokusoheshin në luftimin e përbashkët të pandemisë, luftuan kryeministrin. Një opozitë dhe një president që virusin nuk e shihnin si rrezik për qytetarët nga i cili duhet shpëtuar, por si mundësi për veten e tyre për të përfituar. Presidenti, opozita dhe partneri ynë i koalicionit u bënë bashkë që krizës shëndetësore t’ia shtonin edhe një të tillë politike. Kriza politike ishte e paarsyeshme dhe e panevojshme”, – tha ai.

“Qeveria nuk u rrëzua për shkak të mospunës së saj por përpikërish për punën e mirë në luftën e korrupsionit. Me mua si kryeministër nuk lejojmë shpalljen e panevojshme të gjendjes së jashtëzakonshme”, – ka thënë Kurti duke hedhur dyshime edhe për marrëveshjen e LDK me parti të tjera.

“Ne ende nuk e dimë çka ka në marrëveshjen me Listën Serbe. Të premten e pamë se si u nxor një dekret jokushtetues. Unë e kuptoj presidentin ceremonial që punët ka dëshirë t’i mbarojë jashtë orarit e jashtë ligjit, ama këtë nuk mund ta pranojmë e as lejojmë”, – ka shtuar Kurti.

Kurti ka qenë kritik për përpjekjet që po zhvillohen për krijimin e qeverisë së re.

“Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë pushtet pa zgjedhje. Protestat e tyre kanë pasur synim që të ndalin vendimet që cenojnë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Kurti duke theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/2813859852046371

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit