16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Mburoja e Eufratit”, goditen 67 objektiva të DAESH-it dhe neutralizohen 5 terroristë

Më të lexuarat

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë të publikuar të shtunën, objektivat janë goditur me 260 raketa nga obusë dhe 49 raketa për shumë qëllime në rajonin mes Azaz dhe al-Rija

Ushtria turke njoftoi të shtunën se në Sirinë veriore në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” janë shkatërruar 67 objektiva të DAESH-it dhe se janë “neutralizuar” pesë terroristë, raportoi Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë të publikuar të shtunën, objektivat janë goditur me 260 raketa nga obusë dhe 49 raketa për shumë qëllime në rajonin mes Azaz dhe al-Rija.

Bëhet e ditur se operacionet në Azaz i mbështetën forcat speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ushtria turke thekson se forcat e koalicionit kryen tre sulme ajrore në rajonet Baragidah, Tatimus dhe Kara Kuz, duke shkatërruar pesë objekte.

Theksohet se nga fillimi i operacionit “Mburoja e Eufratit”, më 24 gusht, janë goditur 652 objektiva.

Qëllimi i operacioneve është eliminimi i elementeve terroriste në pjesën veriore të Sirisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit