6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mbrojtja e Jerusalemit dhe e Al Asqa-së, autoritetet jordaneze presin me nderime Erdoganin

Më të lexuarat

Çështjet lidhur me Palestinën dhe statusi i Jeruzalemit pritet të jenë temë e diskutimeve gjatë vizitës njëditore të presidentit Erdogan në Jordani.

Para largimit të tij nga Stambolli, Erdogan tha në një konferencë shtypi se Turqia i kushton rëndësi rolit të Jordanisë në mbrojtjen e vendeve të shenjta në Jeruzalem. “Ne kemi vendosur rëndësinë e dialogut dhe koordinimit në lidhje me krizën me Jordanin për sa i përket Malit të Tempullit në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit. Ne nuk duam të shohim që incidente të ngjashme të provokimeve, sulmeve apo shkeljeve të të drejtave civile të ndodhin përsëri. Për këtë arsye, muslimanët duhet të kenë bashkëpunim të plotë në çështjen e Jerusalemit”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë u prit nga mbreti jordanez Abdullah II me një ceremoni zyrtare në Amman, dhe më pas mbajtën takime me dyer të mbyllura me delegacionet në Pallatin Al-Husseiniya.

Jordania është kujdestari i kompleksit të Xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalemin lindor, vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët, që qëndron në majë të malit të Tempullit, një zonë që konsiderohet dhe si vendi më i shenjtë për hebrenjtë.

Muajin e kaluar, Izraeli vendosi masa sigurie në Al-Aksa pasi dy policë u vranë në këtë vend. Masat, që përfshinin instalimin e detektorëve dhe kamerave, çuan në dhunë të ripërtëritur mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë, e për pasojë në zemërim në të gjithë botën myslimane.

Vizita është me rëndësi të veçantë, ngase përputhet me 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Jordanin, një vend që gëzon lidhje të thella historike, humanitare dhe kulturore me Turqinë.

Përveç trajtimit të situatës në Jeruzalem dhe në territoret palestineze gjatë takimit me Mbretin Abdullah, Presidenti Erdogan synon të rrisë tregtinë dhe të diskutojë çështjen e Sirisë dhe Irakut në lidhje me shqetësimet lidhur me integritetin territorial të të dy vendeve.

Turqia dhe Jordania janë dy vendet që kanë marrë numrin më të madh të refugjatëve që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, dhe të dyja ndajnë kufijtë me vendin e shkatërruar nga lufta.

Sipas të dhënave nga Instituti Statistikor Turk (TurkStat), vlera totale e eksporteve turke në Jordani arriti në 300 milionë dollarë në pesë muajt e parë të këtij viti, ndërsa importet ishin rreth 50 milionë dollarë.

Mallrat kryesore të eksportuara përfshijnë tekstile, bizhuteri, pajisje shtëpiake, makina dhe makineri, automjete dhe kimikate. Turqia dhe Jordania nënshkruan një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (MTL) në vitin 2009 për të rritur bashkëpunimin ekonomik, teknik dhe industrial dhe instalimin e një mjedisi të përshtatshëm konkurrence. Marrëveshja inkurajon gjithashtu investime reciproke dhe heqjen e kufizimeve tregtare. Marrëveshja hyri në fuqi në vitin 2011. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit