10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mbrojtja: Do ketë shkurtime në ushtri, na detyron NATO

Më të lexuarat

TIRANE – Zv/ministri i Mbrojtjes, Arian Starova hedh poshtë pretendimet e opozitës për tregti të paligjshme të armëve me argumentin se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s nuk mund të bëjë një gjë të tillë duke i hapur vetes telashe shtetërore. Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Starova tregon për reformën në Forcat e Armatosura, modernizimin e tyre, shkurtimet e ushtarakëve dhe besimin se nuk do të ketë kundërveprime nga të larguarit.

Z.Starova, në fillimin e proceseve demokratike, Forcat e Armatosura shqiptare numëronin rreth 100 mijë njerëz me uniformë. Një ushtri me mjete e teknikë të vjetruar e me doktrinë e strategji të Luftës së Ftohtë. Po sot që është anëtare e NATO-s, si po reformohet ajo drejt standardizimit që kërkon struktura euro-atlantike?

Qysh përpara, por sidomos pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka qenë duke kryer me sukses reformat e saj në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA në përputhje me nevojat kombëtare dhe të aleancës. Bëhet fjalë për reforma strukturore dhe modernizuese në të gjithë përbërësit e tyre. Tani në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura ka një riorganizim të ri të miratuar muajt e fundit.

Çfarë parashikon planifikimi strategjik i ushtrisë, si ka ndryshuar struktura e FA dhe shndërrimi i saj dhe a po shoqërohet me largime të ushtarakëve nga puna siç u paralajmërua në fillim të vitit?

FA janë duke punuar që prej fillimvitit 2011-të për të bërë rishikimin strategjik të mbrojtjes së tretë, proces i cili pritet të përfundojë brenda këtij viti. Përfundimet e këtij procesi do paraqiten në formën e një materiali të hollësishëm të shkruar, i cili do të miratohet më pas nga Këshilli i Ministrave. Ky është procesi rishikues më i thellë dhe gjithëpërfshirës që është bërë deri tani. Madje, në këtë proces përfshihen edhe institucione të tjerë të shtetit si Ministria e Jashtme, e Brendshme, e Drejtësisë, e Financave, e Transporteve dhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Në mbështetje të tij është një grup ekspertësh amerikanë të dërguar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së. Thelbi i procesit të rishikimit strategjik të mbrojtjes është mirëkujdesja që paratë e taksapaguesve shqiptarë të shpenzohen në mënyrë sa më të arsyeshme dhe të frytshme për nevojat e domosdoshme të mbrojtjes kombëtare dhe të aleancës së NATO-s. Është e rëndësishme të përmendim këtu se procesi rishikues strategjik i mbrojtjes është duke u kryer, ndërkohë që në FA kryhen praktikisht në vazhdimësi ndryshime strukturorë apo modernizues të pjesshëm.

(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit