10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mbreti Selman i kundërvihet princit Muhamed: populli palestinez ka të drejtën e shtetit Palestinez me Jerusalemin si kryeqytet

Më të lexuarat

Pasi princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman pranoi të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, mbreti saudit Selman Ibn Abdulaziz përsëriti mbështetjen e tij për palestinezët.

Mbreti Selman përsëriti mbështetjen e Arabisë Saudite në shtetin palestinez pasi djali dhe trashëgimtari i tij deklaroi se izraelitët kanë të drejtën për jetë paqësore në vendin e tyre, gjë që është deklaratë përgjithësisht e pazakontë ndaj një prej udhëheqësve arabë.

Mbreti Salman bin Abdulaziz dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kanë biseduar nëpërmjet telefonit për tema ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë zhvillimet më të fundit në Palestinë ku ushtria izraelite vrau 16 palestinezë.

Mbreti konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e fortë të mbretërisë sa i përket çështjes palestineze. Ai përsëriti se qëndrimi i Arabisë Saudite mbi çështjen palestineze mbetet i pandryshuar dhe se populli palestinez ka të drejtë një Palestinë me Jerusalemin si kryeqytet. Ky qëndrim është në kundërshtim me qëndrimet e fundit që lidhen me Princin Muhammed./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit