10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mblidhen 20 tonë mbeturina

Më të lexuarat

Nisma “Ta Pastrojmë Kosovën” ka njoftuar se të enjten gjatë ditës në aksionin e organizuar në tërë Kosovën kanë marrë pjesë mbi 77 mijë vullnetarë, dhe se janë mbledhur më shumë se 20 tonelata mbeturina.

Në aksionin e pastrimit morën pjesë të gjithë, presidentja, kryeministri, ministrat, kryetarët e komunave, përfaqësues të bizneseve, të organizata ndërkombëtare dhe vendore, si dhe qytetarë të shumtë.

Nisma “Ta Pastrojmë Kosovën” njofton se të dhënat për pjesëmarrjen e vullnetarëve dhe sasinë e mbeturinave të mbledhura janë preliminare. Por edhe si të tilla, dhe pengesës nga reshjet e shiut në disa vende, rezultatet tregojnë se aksioni ka qenë i suksesshmë.

Kosova vlerësohet si një nga vendet më të papastra në rajon, ku hedhja e bërllokut kudo, sipas ambientalistëve, tregon nivelin e ultë të vetëdijësimit të qytetarëve dhe institucioneve në mbrojtjen e ambientit. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit