MBIPESHA

0
51

Statistikat e bëra nga shoqatat botërore të shëndetit tregojnë se mbipesha shoqërohet me sëmundje të tjera të rrezikshme si diabeti, apopleksia (goditje e trurit), sëmundja e koronareve (koronaret janë enët e gjakut në formë kurore që furnizojnë me gjak vetë zemrën; ka tre enë të mëdha koronare dhe sëmundja e koronareve ka të bëjë me ngushtimin e këtyre enëve dhe si rrjedhojë mosfurnizimin e mirë të zemrës me gjak), sëmundjet e mëlçisë dhe të fshikëzës së tëmthit, si dhe disa lloj kanceresh si ai i kolitit dhe i rektumit.

Statistikat tregojnë gjithashtu se të gjithë ata persona, pesha e të cilëve shtohet nga ajo normale me 40%, mundësia për t’u prekur nga sëmundja e koronareve dyfishohet, kurse ata që e kanë peshën 20-30% me të lartë se normalja, u shtohet mundësia e vdekjes nga diabeti tre herë më shumë se ata që nuk e kanë kaluar peshën normale.
Ekziston edhe një shkak tjetër për mbipeshën, nisur nga fakti se ajo ndikon direkt në ngritjen e tensionit të gjakut, madje vetë ky i fundit konsiderohet si faktor i rrezikshëm që shkakton sëmundjen e koronareve dhe të apopleksisë. Pra, nëse vuan nga tensioni i lartë, ti mund ta ulësh atë thjesht duke ulur peshën e trupit, dhe për të arritur këtë duhet patjetër që të hashë në mënyrë të ekuilibruar, që të biesh në peshë dhe të ruash peshën normale. Padyshim se ndjekja e një diete të fortë për disa ditë apo edhe javë, do të lehtësojë shumë për uljen në peshë. Shkaku i kësaj kthehet në konsumimin e rezervave të organizmit: glucogen-in dhe ujin që shoëron atë.

Organizmi e rezervon lëndën e glucogen-it për një funksion të caktuar, i cili është ndihma e organizmit në rast kur ka nevojë për ushqim, dhe kur ai e konsumon afersisht të gjithë sasinë e glucogenit dhe të ujit si rezultat i dietës së fortë ushqimore, atëherë humb vërtet peshë edhe pse ajo është shumë e vogël në krahasim me shtresat e padëshirueshme të dhjamit, dhe pasi i sëmuri i kthehet ushqimit të tij të zakonshëm, këto rezerva glucogeni kthehen përsëri dhe po kështu edhe pesha e tij ngrihet përsëri.
I këshillojmë të gjithë ata që kanë mbipeshë që të hanë në përgjithësi perime dhe të largohen nga ato ushqime që janë të pasura me kalori dhe yndyrë, siç është gjalpi, dhjami, ëmbëlsirat, çokollatat e akulloret.
Ata që kanë mbipeshë zakonisht shkojnë tek mjeku për uljen e peshës dhe ai u jep atyre recetë ilaçesh të cilat mund të kenë efekte negative. Ose mund t’i drejtohen marrjes së disa bimëve me qëllim për uljen e peshës, por ato bimë mund të shkaktojnë probleme anësore nëse nuk merren me kujdes dhe sipas një programi të caktuar, nën kujdesin e mjekëve të specializuar në këtë fushë.

Produkte natyrale per uljen e peshes, dhe jo vetem, por edhe per trajtimin dhe parandalimin e problemeve qe lindin ne organizem si rezultat i mbipeshes, sic jane problemet kardiovaskulare, diabetike, nervore, etj./mjekesiabimorearabe/kohaislame