11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mbi sëmundjet e zemrës

Më të lexuarat

Dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e nivelit të kolesterinës mund të mos jetë hap i mjaftueshëm për parandalimin e një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të kolesterinës, është edhe niveli i inflamacionit të arterieve që shton rrezikun e goditjeve në zemër.

Çdo vit qindra mijëra njerëz pësojnë goditje në zemër apo bllokim të artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterinës. Doktor Steven Nisen i klinikës së Klevelandit thotë se duke parë nivelet e kolesterinës si dhe nivelin e inflamacionit brenda artereve të pacientit u shpjeguan disa probleme. Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të acaruara, kolesterina dhe pllakëzat e kanë më të lehtë për t’u grumbulluar përgjatë mureve të brendëshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga goditjet në zemër. Në studim u morrën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë. Gjatë studimit, niveli i kolesterinës ra dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në zemër pakësohej me 50 përqind.Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të artereve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga pesha, ushtrimeve fizike dhe heqjes dorë nga duhani dhe alkooli./klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit