6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Mbi pendimin

Më të lexuarat

“I penduari nga gjynahu është si ai i cili nuk ka fare gjynah.” Transmeton Ibn Maxhe.

Prej mëshirës së Allahut mbi robërit e Tij është dhe pranimi i pendimit, nëse ky pendim bëhet me sinqeritet dhe duke vendosur moskthimin më në të.

Dijetari i njohur Ibn Kajim el Xheuzijeh thotë se nëse njeriu pendohet nga gjynahu me gjithë zemër dhe me sinqeritet, atëherë ky pendim ia djeg çdo të keqe që ka vepruar më parë dhe ia kthen ato sevape që ka pasur më parë.

Gjynahet dhe veprat e shëmtuara janë sëmundje për zemrën siç janë dhe ethet për trupin. I sëmuri nëse shërohet nga sëmundja i kthehet shëndeti si më parë e ndoshta dhe më mirë, sikur të mos ishte kurrë i sëmurë.

Po ta zëvendësonim shëndetin me veprat e mira dhe sëmundjen me veprat e këqija dhe gjynahet, ndërsa shërimin dhe rikthimin e shëndetit me pendimin do të ishte i saktë krahasimi i mëposhtëm:

“Siç dihet ka disa sëmundje pas së cilave njeriut nuk i kthehet shëndeti si më parë, e kjo vjen nga mos shërimi i plotë. Nga disa sëmundje të tjera i kthehet shëndeti siç e ka pasur, por ka dhe prej atyre sëmundjeve pas të cilave njeriu ndjehet më i shëndoshë se më parë për shkak të shkaqeve të suksesshme që u përdorën për shërim. E pra, u bë sëmundja shkak për një shëndet më të fortë.”

Shënim: Ky mesazh është për të gjithë ne njerëzit mëkatarë, që të pendohemi nga gjynahet, t’i kthehemi me sinqeritet rrugës ku na fton Allahu, e t’i konsiderojmë gjynahet e kryera si një nxitës për vepra të mira e jo pengues, në mënyrë që të mos i humbasim shpresat  nga mëshira e Allahut e të mos vazhdojmë  më në të ndaluara.

06.10.2006

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit