11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mbi 60 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në kompjuter

Më të lexuarat

Kosovarët del se janë përdorues të mëdhenj të internetit dhe pajisjeve teknologjike.

Sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 60 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuter, ndërsa 38,7 për qind janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj kompjuteri.

Përfshirë këtu desktop, laptop, netbook, tablet, duke përjashtuar telefonat e mençur, shkruan Zëri.

“Siç është pritur, shumica prej 88,8% të ekonomive familjare kanë pasur qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo lloj pajisje. Prej 88,8% të ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet përmes linjës fiks dhe mobile, 83,65% janë shërbyer me linjën fiks, ndërsa 24,66% me linjën mobile”, thuhet në raportin “Anketë e Përdorimit të Teknologjisë Informative 2017”.

Të dhënat tregojnë se përdorimi i internetit në Kosovë është i madh edhe në baza ditore. Kështu prej 82,9 për qind e individëve të cilit kanë përdorur internetin gjatë tre muajve para intervistës, 75,7 për qind kanë përdorur internetin çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.

Ndërkaq, përdorimi i internetit nëpërmjet rrjetit Wi-Fi është pothuajse dyfish më i madh sesa nëpërmjet rrjetit të telefonisë mobile (3G, 4G, LTE). /Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit